Fjalimi i Ramës, Vasili: Pranoi vetë dështimin e administratës së tij, nuk solli asnjë fakt që Shqipëria është bërë më mirë
Ish-deputeti Petrit Vasili, i ftuar në studion e SYRI TV me gazetarin Edvin Parruca, komentoi mbledhjen e përbashkët të qeverisë dhe grupit parlamentar, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk paraqiti asnjë fakt konkret që, sipas tij, të dëshmojë përmirësimin e situatës në vend.
Vasili u shpreh se administrata publike mbetet e korruptuar, ndërsa arsimi dhe shëndetësia janë përkeqësuar. Ai kritikoi edhe gjendjen e infrastrukturës, mungesën e shërbimeve bazë në disa zona dhe akuzoi Policinë e Shtetit për dhunë ndaj qytetarëve.
Sipas tij, shqiptarët nuk kërkojnë “më shumë”, por rikthimin e standardeve dhe shërbimeve që, sipas Vasilit, janë përkeqësuar gjatë viteve të qeverisjes së Ramës.
Parruca:
Atëherë do të nisim me një koment dhe këtu do jetë një pjesë e bisedës për të komentuar fjalën sot të kryeministrit Rama që ka mbledhur qeverinë dhe grupin parlamentar në një mbledhje të përbashkët, të paralajmëruar për t'i dhënë një përgjigje, një reflektim e quajti ai, për protestën e flamingove. Në fakt ju kishit shkruar më herët një status ku në thelb thoshit që nuk ka më vlerë çfarëdo gjëje që, që thotë Rama, po prapë tani s'kemi ç'bëjmë, duhet ta komentojmë edhe atë që thotë kryeministri Rama.
Vasili:
Sigurisht, është tamam, është një këngë e errët e zezë, e një mungese të madhe. Një njeri që i mungon një gjë e madhe gjithmonë përpiqet ta ketë dhe të flasë. Është një i pabesë. I pabesë me popullin shqiptar, i pabesë me këdo që e rrethon, me këdo që bashkëpunon, me këdo që do të bëjë dialog politik e të tjera e të tjera dhe është në një përpjekje në mënyrë të të, shumë të dëshpëruar, të kërkojë një gjë që nuk e ka pasur kurrë.
Edi Rama është një i pabesë, i pashërim dhe recidivist. E mbyllim këtë gjë sepse nuk kemi ç'i kushtojmë më tepër fjalës në këtë, kësaj metafore, nga ato shumë metafora boshe dhe të papërmbajtura të Edi Ramës. Po të vijmë tek thelbi i gjësë. Edi Rama sot është përpjekur të thotë, e përsëriti disa herë dhe ju dëgjuat që u shpreh që kemi fakte, kemi gjëra të mëdha ç'kemi bërë, po nuk vlejnë sepse njerëzit duan më mirë.
Dhe për këtë gjë, unë jam shumë i ftuar në këtë protestën tënde që të, të flasim pak minuta për këtë gjë.
Dhe detyra e parë që kemi ne, është të themi faktet dhe pse shqiptarët duan më mirë. Të nisim me faktet. Gjatë gjithë bisedës Edi Rama nuk rreshtoi dhe nuk tha dot një fakt të vetëm që ai ka bërë më mirë. Për çfarë arsye? Sepse nuk ka asnjë gjë të vetme që Edi Rama ka bërë më mirë. Kjo nuk është as pak polemikë politike, kjo është gjuhë analize dhe po bëjmë analizën së bashku. Po marrim momentin e kontaktit të parë të qytetarëve, administratën. Edhe ky vetë, ky, ky i pabesi pranoi dhe tha që kemi një administratë të korruptuar, që i shikon nga duart të rrëmbejë lekun, një administratë mizerabël.
Të cilën e krijoi ky. Jo ashtu sikurse kritikonte paraardhësit e tij, po krijoi administratën e patronazhistëve. Pra, fakti cili është? Administratë e korruptuar. Cili është qytetari?
Qytetari ka shumë të drejtë, ndihet i pirë, i përdhunuar nga një administratë e tillë e korruptuar dhe e mbushur dhe me njerëz të inkriminuar. Iku elementi i parë. Vijmë te elementet e mëdha të ofrimit të shërbimeve të mëdha kombëtare. Sepse të më falësh për mik, po unë nuk bie dot në gjuhën e këtij kryeministri mizerabël që të bije në vulgaritete. Të rrimë te përmbajtja e analizës.
Dy sektorë madhorë ka Shqipëria, shëndetësia dhe arsimi.
Që të zgjatemi unë dhe ti për të folur për arsimin kur të gjithë treguesit e matur nga Evropa, jo nga opozita, janë në ditët e tyre më katastrofike që nuk mbahet mend ndonjëherë dhe me një analfabetizëm funksional të tmerrshëm, ku në të gjitha klasifikimet dhe në të gjitha gjërat jemi jo e poshtë Evropës, jemi poshtë Kosovës dhe Maqedonisë. Kjo është përgjigja e parë. Pra fakti, arsimi një mizerabilitet, si e gjeti dhe ku e çoi. Pra nuk kanë perceptim për më mirë shqiptarët, nuk kanë as atë që kishin. E them më tutje. Një temë tjetër sigurisht pak më e lehtë për mua kjo, shëndetësia. Erdhi për të ofruar shëndetësinë falas. Apo jo?
Cili është rezultati? Aq para sa jep buxheti i shtetit, 720 milionë euro, më shumë paguajnë qytetarët nga xhepi, 750 milionë euro. Pra, më i madh është ajo që investojnë qytetarët nga xhepi sesa qeveria.
Treguesi më i tmerrshëm i një shëndetësie anë e mbanë botës. Kur ju them anë e mbanë botës, të më besoni jam njohës shumë i mirë po e them pa asnjë lloj modestie ma lejoni këtë gjë, për sistemet shëndetësore, nuk e ka asnjë tregues në faqen e dheut. Pra cili është fakti? Fakti është që gjeti një tjetër shëndetësi me probleme, sigurisht që ka pasur probleme, po qytetarët po kërkojnë së paku atë që kishin, ua hoqi dhe e çoi shumë më keq. Eci më tutje. Shërbimet. Çfarë kemi bërë ne tha, kemi ofruar tha, po ata duan më mirë. Po ç'më mirë kërkojnë qytetarët shqiptarë? Qytetarët shqiptarë po vemi mos vemi larg nëpër periferi ç'keni parë ç'a ndodh. Në mes të Tiranës, pasi kanë marrë qeverisja e këtij e të gjithë të tjerëve edhe paratë me miliona e miliona euro, çfarë kemi? Kemi një situatë ku vazhdon të ketë shkollë me dy turne dhe ku kemi qytete, Astirin besoj jemi dakord ta quajmë qytet se ka mbi 80 mijë banorë.
Që nuk ka një shkollë, një kopsht dhe një çerdhe. Çfarë po kërkojnë për më mirë qytetarët? Pra nuk u ka dhënë as baziken. Eci më tutje. Kishim një shtet ku kishte probleme patjetër policia. Sigurisht që kishte. Por nuk kishim një shtet ku policia mbjell drogë. Apo jo? Të gjithë shefat e policisë të inkriminuar për drogë. Të gjithë shefat e policisë në komandat më të larta të inkriminuar deri në pengmarrje. Deri në shitjet e informacionit nga të drejtuar shërbimet e huaja që të mos bashkëpunojnë me ta se ti bëjnë aksionet e tyre, fakti i kryer.
Dhe kur çdo gjë ndodh praktikisht një aksion që të shkojë deri në fund, duhet të mos të emërohesh dhe po mbeti një element i vetëm, e dekonspiroi. Një polici e dhunshme, e mbushur me civilë, kriminelë, maskarenj. Xhupzinj i kam quajtur unë dhe i kam denoncuar edhe në prokurori. Pra ka krijuar një formacion naziskin në vend të një formacioni të organizatës e cila duhet të i shërbejë qytetarëve. Pra vazhdojmë te i njëjti leitmotiv. Ja fakti. Kishim një polici të cilën duhej ta përmirësonin, nuk kanë as atë polici që kishin në 2013-ën. Jo për të ndarë epokat, por s'kanë minimumin. Shikojnë skenën, ku njerëzit, gazetarët, njerëz të thjeshtë rrëmbehen në rrugë nga civilë. Gjëra të paimagjinuara e të padëgjuara.
Eci dhe akoma më tutje. Të marrim një sektor shumë të madh të këtij vendi, edhe ai përcaktues. Infrastruktura. Apo jo? Çfarë kemi parë me infrastrukturën?
Ti në lajmet, në kronikat që ke drejtuar, plot, në shumë emisione që i ke drejtuar, ti nuk je në gjendje të vish të kujtosh se sa dhjetëra e dhjetëra ngjarje, njëra më e tmerrshme se tjetra kanë ndodhur me infrastrukturën shqiptare. Me rrugë që shemben pa u inauguruar.
Me infrastrukturë që shkatërrohet, ne nuk po dalim dot, nuk na dalin dhjetë emisione t'i numërojmë. Po çfarë ndodhi? Hajde të bëjmë dy krahasime të vogla që të jenë të qarta qytetarët, se s'mund t'i bëjmë të gjitha njëlloj tani. Tani kishim, patëm, u ndërtua, u ndërtua një Rrugë e Kombit, që sot e kësaj dite funksionon, dhe i bie Shqipërisë qindra milionë euro, apo jo?
Dhe u ndërtua Tuneli i Elbasanit, po flas për vepra madhore, nuk po them me mijëra kilometra të tjera. Po çfarë kemi sot? Rrugët kombëtare të cilat bien, të cilat kanë dalë të tëra jashtë përdorimit, dhe kanë kushtuar aq sa janë kthyer në shqetësim madhor të atij, edhe të evropianëve. Vijmë tani te tre fenomenet e mëdha madhore. Cila është situata me krimin? Situata me krimin keni parë që kriminelët i kemi parë të afërm të tyre, të afërmit e tyre i shikojmë deputetë, i shikojmë drejtues, i shikojmë ministra, i shikojmë zëvendësministra, i shikojmë njerëz që marrin të gjithë tenderat dhe që çfarë bëjnë? Jo vetëm marrin tenderat, marrin paratë publike, po janë dhe ata që grabisin dhe shkatërrojnë votën. Për të cilën, kemi raportet më të tmerrshme që nuk i kemi pasur as në '92-shin. '92-shin ku zgjedhjet ku ndryshoheshin sistemet, u bënë zgjedhje planetare si komisioneri që isha unë atëherë, nuk kam parë kurrë një raport, një raport që ishte 20 herë më i mirë sesa ky raport që edhe po të kishte ndodhur ndonjë gjë...