Të 'përdhunuarit' e vërtetë të Ramës ishin ata në sallë që besojnë se lavdia ngjitet lart dhe faji zbret poshtë

Kur e pyetën babanë themelues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Benjamin Franklin, se cili është politikani më i keq, ai tha se është ai që gjen vetëm justifikime pasi ai nuk është i aftë për asgjë.

Në lumin e justifikimeve të Edi Ramës sot, ai më i neveritshmi ishte justifikimi për dhunën barbare të policisë së tij ndaj një nëne dhe djalit të saj autik në protestë.

Ky bullizues i pashoq tha se kjo nënë ishte përdorur nga protestuesit, të cilët e kanë 'përdhunuar' publikisht. Vetëm një monstër njerëzore mund të lëshojë të tilla fjalë nga goja. Por duket se qasja e këtij shteti ndaj të pazotëve, sidomos ndaj autikëve, duke nisur nga Edi Rama e duke përfunduar te SPAK-u i padrejtësive, është tipar dallues.

Megjithatë historia e justifikimeve fsheh pas një nga tiparet më të zeza të diktaturave, elektorale, atë të centralizimit të meritave dhe decentralizimit të fajit.

Në sistemet e përqendruara rreth një lideri, përgjegjësia dhe lavdia ndjekin drejtime të kundërta. Sukseset ngjiten lart në hierarki dhe i atribuohen udhëheqësit si dëshmi e vizionit dhe aftësisë së tij, ndërsa dështimet zbresin poshtë dhe u ngarkohen vartësve, institucioneve ose armiqve të jashtëm. Kështu krijohet një asimetri politike ku lideri paraqitet si burimi i çdo arritjeje, por mbetet i mbrojtur nga pasojat e çdo gabimi.

Në autokraci, meritat centralizohen te lideri, ndërsa përgjegjësia për dështimet decentralizohet te vartësit, burokracia ose armiqtë e jashtëm.
Kur ka sukses, propaganda e paraqet si rezultat të vizionit dhe udhëheqjes së liderit ("falë liderit u ndërtua...", "lideri e shpëtoi vendin...").
Kur ka dështim, faji i atribuohet ministrave, zyrtarëve lokalë, sabotatorëve, opozitës, fuqive të huaja ose faktorëve të tjerë, në mënyrë që imazhi i liderit të mbetet i paprekur.

Prandaj kur Edi Rama fliste për mrekullitë që nuk i sheh askush, merita ishte e tij. Ndërsa kur fliste për korrupsionin dhe dështimet, faji ishte i socialistëve që sipas Ramës kanë 'vënë fytyrën në vend të bythës'.

Se kush e ka vënë fytyrën në vend të bythës, këtë e di çdo shqiptar dhe i huaj që e kupton se fajtori kryesor për çdo të zezë është Edi Rama dhe kërkon largimin e tij.

Prandaj 'të përdhunuarit' e mëdhenj ishin ata në atë sallë që besojnë se lavdia ngjitet lart te froni i diktatorit dhe faji u mbetet të tjerëve.
Ata do vazhdojnë të 'përdhunohen' politikisht nga Rama derisa ta kuptojnë se nuk ka lavdi, por vetëm faj e dështim. Madje edhe Elisa, e cila hiqet sikur e ka fituar 'virgjërinë' politike.