Shqiptarët dhe të huajt janë ngritur kundër korrupsionit të tyre, Rama turfullon, Balluku fle...

Jo vetëm shqiptarët, por edhe mbarë mediat e botës dhe opinioni publik ndërkombëtar po proteston kundër korrupsionit të Edi Ramës.

Por ky i fundit nuk e tha asnjë fjalë për çështjen e korrupsionit, por turfulloi ndaj shqiptarëve që po protestojnë.

Madje gjatë turfullimit të tij se protestuesit nuk kanë fakte, ‘fakti’ kryesor po mbyllte sytë.

Belinda Balluku po e ndiqte me bezdi fjalimin e Ramës, edhe pse ky i fundit ka sfiduar drejtësinë dhe ka shkatërruar integrimin evropian për ta mbrojtur atë, dhe sigurisht indirekt për të mbrojtur veten e tij.

“Dhe kur besimi ka rënë, edhe fakti më kokëfortë fillon e duket si gënjeshtër. Por edhe më keq, më zi, edhe gënjeshtra më e madhe duket si e vërtetë,” thoshte Rama, ndërsa Bela mbyllte sytë.