Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve

Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 05:00 deri në 10:00, si pasojë e grevës së punonjësve të doganës greke.

Gjatë këtij intervali mësohet se nuk do të lejohet kalimi i automjeteve, as në hyrje dhe as në dalje, ndërsa autoritetet shqiptare u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve të planifikojnë udhëtimin jashtë këtij orari.

Njoftimi i plotë i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave: 

Njoftim për qytetarët dhe bizneset

Për shkak të grevës së punonjësve të doganës greke, Dega Doganore e Kapshticës do të jetë e mbyllur ditën e hënë, më 27 korrik, nga ora 05:00 deri në 10:00.

Sipas njoftimit të autoriteteve doganore greke, gjatë këtij intervali kohor do të ndërpritet lëvizja në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë. Si në hyrje, ashtu edhe në dalje të degës doganore, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve.

Dogana Shqiptare u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Greqisë të shmangin lëvizjen nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë gjatë intervalit 05:00–10:00, ditën e hënë, më 27 korrik.