Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit
Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi të premten, se Nina Warken do të marrë detyrën si drejtuese e kancelarisë së tij, pas lëvizjes së Torsten Frei për të drejtuar grupin parlamentar CDU/CSU.
Merz shtoi se pozicionin e Ministrit të Shëndetësisë do ta marrë Carsten Linnemann .
Më parë, gazeta Bild raportoi se kancelari gjerman ishte gati të shkarkonte Ministrin e Transportit Patrick Schneider , për shkak të pakënaqësisë në rritje me gjendjen e rrjetit hekurudhor të vendit dhe infrastrukturës në shkatërrim e sipër, si pjesë e një riorganizimi qeveritar.
Sipas gazetës, Ministri i ri i Transportit do të ishte Fritz Ginzler , një deputet i Partisë Kristian Demokrate (CDU) dhe kontrollor financiar nga Gottingen.
“Largimi i Schneiderit zgjeron riorganizimin që filloi pas dorëheqjes së papritur të udhëheqësit të fuqishëm të partisë konservatore, Jens Spahn “, mes polemikave mbi çështjen e zëvendësimit.
Sipas Bild, Merz ka shprehur “zhgënjim në rritje” për dështimin e Schneider për të adresuar problemet e sistemit dhe infrastrukturës hekurudhore gjermane, pavarësisht buxhetit rekord në dispozicion të tij.
Ginzler është kontrollues financiar dhe anëtar i Bundestagut që nga viti 2013. Në parlament, ai është anëtar i Komisionit të Financave. Warken është gruaja e parë që merr postin e kreut të kancelarisë në Gjermaninë e pasluftës.