Administrativja rrëzoi Velajn për Ols Dadon/ Ndreca: Vendimi i pritshëm. Do të apelojmë, deri në fund!
Avokati i Erion Velijat, Plarent Ndrecaj në nj dalje për mediat deklaroi se ishte i pritshëm vendimi i Gjykatës Administrative për të rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut për të prokurorin Ols Dado.
Sipas Ndrecës, ky është një akt prove, ndërsa u tregua se prokurori Dado është emëruar në mënyrë të ligjshme. Ai tha se dhe në këtë rast sistemi nuk e tregoi aftësinë për t’u vetëkorrigjuar.
“Ishte një vendim I pritshëm, e kam paralajmëruar disa herë në lidhje me atë që si u zhvillua procesi. E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga gjykimi në themel ishte mos legjitimimi, mos lejimi të kishim akses real në gjykatë.
Ky ishte më shumë test për sistemin se sa Administrativja ka aftësinë të rregullojë problemet e sistemit. Dado nuk është emëruar në mënyrë të ligjshme, as vetë Dado nuk e ka kundërshtuar këtë fakt. A këtë radhë sistemi nuk tregoi aftësinë për t’u vetërregulluar.
Të vërtetën do të ndjekim deri në fund pasi nuk lidhet vetëm me Veliajn, Bashkinë Tiranë dhe dëmin që po u shkaktohet qytetarëve, por me sistemin e drejtësisë dhe dështimin e saj për t’u vetëkorigjuar”, u shpreh ai.