Administrativja rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado
Gjykata Administarive ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj që Shoqata e Mediave për të Drejtat të përfshihet si palë kryesore në procesin gjyqësor.
Sipas vendimit të gjyqtarit Hazbi Balliu, gjykata ka vlerësuar se Erion Veliaj ka interes të tërthortë dhe jo interes të drejtpërdrejtë në këtë çështje.
Po ashtu, gjykata ka vendosur të rrëzojë padinë e Erion Veliajt ndaj Olsi Dados. Vendimi vjen pas shqyrtimit të kërkesave të palëve në këtë proces gjyqësor.
Veliaj pas shpalljes së vebdimit u shpreh: Vendimi dihej!