Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Rrogozhinë, humb jetën 73-vjeçari
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin nacional Elbasan-Rrogozhinë, pranë fshatit Përparim.
Si pasojë e përplasjes, sipas raportimeve ka humbur jetën shtetasi Agim Hoxha 73 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se i moshuari ka pësuar dëmtime të rënda, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë ngjarje të rëndë.