Zyka: Bankers shfrytëzon tokat e banorëve të Patos-Marinzës, por nuk respekton marrëveshjet, kërkon të përgjysmojë çmimin e qirave

Avokati i banorëve të Patos-Marinzës, Gramoz Zyka, ka denoncuar në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV situatën e krijuar me kompaninë “Bankers Petroleum”, duke deklaruar se kjo e fundit ka ndërprerë kontratat me banorët dhe kërkon uljen e vlerës së qirasë.

Zyka tha se problematika është intensifikuar gjatë vitit të fundit, ndërsa nga janari i vitit 2026 kompania nuk ka rinovuar marrëveshjet me pronarët e tokave në dhjetëra fshatra të zonës Patos-Marinzë.

Sipas tij, tokat e përfituara nga ligji 7501 përdoren nga kompania për nxjerrjen e naftës, por banorët po përballen me kërkesën për përgjysmimin e çmimit të kontratave të lidhura prej vitesh.

“Çmimi nuk është indeksuar me inflacionin dhe sot vlera e tij është ulur ndjeshëm. Bankers kërkon të përgjysmojë edhe këtë vlerë”, u shpreh Zyka.

Ai bëri me dije se banorët kanë zhvilluar protesta dhe takime me drejtuesit e kompanisë, duke i lënë një afat për gjetjen e një zgjidhjeje.

Zyka: 

Mirëmëngjesi dhe faleminderit për kohën, dhe kohën televizive që na jepni. Tani, i nderuar, kjo problematikë faktikisht për ndryshimin e çmimit ka filluar prej vitesh, nuk është një gjë e re për të gjithë banorët. Por pothuajse vitin e fundit është intensifikuar nga kompania Bankers, duke mos likuiduar kontratat në kohë që nga viti 2025, kurse nga janari i vitit 2026 ka ndërprerë marrëdhëniet kontraktore me të gjithë banorët e zonës Patos-Marinzës pasi nuk bëhet fjalë vetëm për një fshat, por bëhet fjalë për dhjetëra fshatra, të kuptohemi... 

Ata vazhdojnë ta kenë koncesionin nga shteti, por ne nuk kemi lidhje me koncesionin e drejtpërdrejtë që kanë ata me shtetin. Ata vazhdojnë të mbajnë tokat e banorëve, sikur t'i paguajnë ato me qira ndërkohë dhe i shfrytëzojnë ato për interesin e tyre...   

Atëherë, këto toka i nderuar, janë toka të përfituara nga ligji 7501.  Në toka ata e shfrytëzojnë për nxjerrjen e naftës. Pra, sigurisht.Po i nderuar, rezulton që nga janari ata nuk nënshkruajnë asnjë kontratë qiraje.

Pra, kontratat e qirasë janë të pandryshueshme, janë lidhur prej më shumë se 20 vitesh me banorët, dikush 10, dikush 15, dikush 5 vite që e ka dhënë këtë sipërfaqe toke. Çmimi në kontratë është i pandryshueshëm në të gjithë periudhën, dhe periudhën e mëvonshme. Faktikisht kjo është një diskriminim për të gjithë banorët. Ky çmim, duke qenë se është i pandryshueshëm, pra duhet të ketë një indeksim edhe të vlerës për shkak të inflacionit dhe të gjitha këto. Sikur të mos mjaftonte kjo Flavio, kompania Bankers kërkon të përgjysmojë çmimin e kontratës të lidhur themi para 20 vitesh.

Pra, banorët në momentin që e kanë dhënë tokën sigurisht që kanë pasur një interes. Sot ata edhe me këtë çmim që e kanë, pa pretendimin e Bankersit për uljen, përgjysmimin e çmimit, nuk kanë interes sepse inflacioni ka bërë punën e vet edhe pra leku nuk ka të njëjtën vlerë siç ka pasur para 20 vitesh edhe aktualisht që flasim. Kjo është problematika. Ne kemi bërë një protestë paraprake... 

Tani shiko, ne nuk kemi informacion të saktë në lidhje me këtë gjë i nderuar. Ky është edhe një nga pretendimet e kompanisë Bankers. Ne kemi zhvilluar disa takime faktikisht me kompaninë Bankers. Ditën e protestës kemi zhvilluar takim edhe me CEO-n e kompanisë Bankers, pra kemi qenë një përfaqësi prej 5 vetash në atë takim. Na ka dëgjuar, i kemi lënë 3 javë kohë për...