Gjirokastër - Foshnja 7-muajshe humb jetën rrugës për në spital/ Policia nis hetimet
Nje ngjarje e rende eshte regjistruar ne fshatin Maricaj, ku nje foshnje 6-muajshe ka humbur jetën, teksa po transportohej për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas burimeve, foshnja fillimisht ka shfaqur shqetesime shendetësore, duke pasur bark dhe të vjella, për çka është dërguar në repartin e Pediatrisë, ku ka marrë ndihmë mjekesore dhe trajtim. Disa dite pasi ka dale nga spitali, gjendja e saj është përkeqësuar serish, duke shfaqur temperaturë të lartë.
Prindërit e kanë nisur drejt Spitalit të Memaliajt për të marrë ndihmë mjekësore, por sipas informacioneve paraprake, foshnja ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në kuader të hetimeve janë thirrur dy mjekë pediatër, të cilët kanë dorëzuar kartelat mjekësore të foshnjës. Shkaqet e sakta të vdekjes pritet të përcaktohen pas ekspertizës mjeko-ligjore.