Rama mbledh grupin. E kujt i plasi për këtë gjellë qensh!
Nga Petrit Vasili/
Kooperativa mediatike rilindase hedh nga të gjitha anët titujt se Rama mbledh grupin dhe do të mbajë fjalim.
E kujt i plasi?
Do të shohim një të çmendur që bën poza, që i merret fryma, që cirret se është më i pazëvendësueshmi, që është fjalimexhiu më i inflacionuar në histori, që shan e që mallkon si pijanec rruge, që bën sikur është edhe kryeministër, edhe opozitar. Shkurt, një gjellë qensh që vetëm ai di ta gatuajë.
Rama mund ta bëjë mbledhjen shumë mirë pa asnjë njeri.
Grupi parlamentar i Rilindjes është një grup bustesh prej allçie, shurdhmemecë, që edhe frymë marrin me frikë dhe jo më të thonë ndonjë gjë.
Grupi është një sfond mjeran frymorësh që i shërben të sëmurit psiqik që të shkrehë ankthet, frikërat dhe paranojat që rrjedhin nga kompromentimi dhe inkriminimi me qindra maskarenj dhe kriminelë të të gjitha llojeve.
E kujt i plasi se Rama do të heqë ca hajvanë dhe do t'i zëvendësojë me ca të tjerë.
Thjesht ca idiotë do të zëvendësojnë njëri-tjetrin për të mbajtur gjallë mediat me gomarllëqet e tyre, sipas menusë së përditshme që u vjen që në mëngjes nga zyra e Ramës.
E kujt i plasi se në fund të korrikut Rama do të bëjë "masturbimin" politik të radhës.
E sigurt është se Shqipëria do t'i vejë keq e më keq.
Një Ramë që ndes policinë kundër gjyshes 80-vjeçare dhe e merr zvarrë, që godet fëmijën me aftësi të kufizuara, që rrëmben me gangsterë civilë të policisë njerëzit në mes të ditës, është thjesht një njeri që duhet rrëzuar dhe jo për t'u dëgjuar.
Kujt i plasi të humbë kohë për mbledhjen e Ramës? Tek ai është varrosur me kohë e me vakt çdo mundësi për ndryshim, ndaj dëgjimi i tij është përdhunimi i arsyes dhe logjikës dhe është mungesë respekti ndaj vetes.
I plas për Ramën vetëm këtyre legenave mediatikë që i lëshohen banaqeve dhe që pëgërijnë me fjalët e tyre eterin mediatik, por që u siguron atyre bukën dhe supën e përditshme që ua shtron Rama me paratë e krimit, korrupsionit dhe pastrimit të parasë.
Ndaj, e kujt i plasi për Ramën e për grupin? Protesta vazhdon.