Francë/ Qindra të evakuuar me varka për t’u shpëtuar zjarreve në jugperëndim të vendit

Më shumë se 400 persona kanë mbërritur me varka në skelën e Arcachon për t’u shpëtuar flakëve që po përparonin, pas një urdhri evakuimi nga destinacioni i njohur turistik i gadishullit Cap-Ferret në Francën jugperëndimore, tha sot bashkia e Arcachon.

”Anijet e transportit janë vendosur në katër skela dhe të gjithë banorëve u është kërkuar të evakuohen”, deklaroi bashkia.

Gadishulli Cap-Ferret kërcënohet nga një zjarr i madh me origjinë të mundshme aksidentale që ka përfshirë një pyll në veri të pellgut të Arcachon që nga e mërkura dhe ka djegur 8 700 hektarë.

Deri më tani nuk janë raportuar të lënduar, përveç një zjarrfikësi.