Gjyqi në Administrative/ Kush është gruaja e çuditshme që do të mbrojë Veliajn?

Po mbahet në Gjykatën Administrative seanca për çështjen mes Erion Veliajt dhe Ols Dados, ku paditës është kryebashkiaku i Tiranës, ndërsa të paditur janë Ols Dado dhe institucioni i Presidentit të Republikës.

Ndërsa seanca vijonte në sallë është paraqitur një zonjë, e cila ka kërkuar të marrë pjesë si përfaqësuese e zotit Veliaj. Megjithatë, rezulton se ajo nuk ka licencë avokatie, ndërsa asnjëra nga palët nuk e njeh.

Gjykata theksoi se do ta referojë çështjen në organet kompetente.

Pyetja është: Kush është gruaja e çuditshme që do të mbrojë Veliajn.