'Drejtësia e kapur, problemi më i madh i Shqipërisë'/ Shehaj: Protestat duhet të jenë përbashkuese, jo përçarëse

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, deklaroi në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV se dhuna ndaj protestuesve nuk është një fenomen i ri, por një praktikë e përsëritur ndër vite, me qëllim frikësimin e qytetarëve.

Ajo theksoi se protestat duhet të jenë përbashkuese dhe të shmangin përçarjen, ndërsa ngriti shqetësimin për kriminalizimin e ekonomisë dhe korrupsionin, për të cilat tha se i ka denoncuar prej vitesh.

Shehaj kritikoi edhe funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe SPAK-ut, duke pretenduar se, pavarësisht fondeve të mëdha të shpenzuara për reformën në drejtësi, nuk janë rikuperuar paratë e humbura në afera korruptive. Sipas saj, drejtësia është çështja që duhet të bashkojë qytetarët.

Shehaj:

Dëgjo Flavio, unë nuk kam patur asnjëherë mundësi që të kem një komunikim apo të jem pjesë e një paneli ku të jenë dhe organizatorët e protestës, kështu që sot do përfitoj që je ti sot në aty për të thënë ca opinione të mia që mund të jenë dhe pa vlerë fare për Edisonin dhe kush e organizon protestën, por unë mendoj që duhen thënë disa gjëra.
E para, dhuna. Si një njeri që kam protestuar gjithmonë, gjithmonë, kjo dhunë nuk është e parë. Nëse nuk është parë më përpara, pra ata që janë sot në protestë nuk e kanë parë televizorin më përpara, mos harrojmë që para tre muajsh, tre-katër muajsh, atë që i bënë Edisonit, Syri e ka transmetuar protestat e opozitës ku civilët i kanë masakruar. Jo vetëm qytetarët, por Bledion Nallbatin e bënë për spital. Policia i hidhte përpara fytyrës në një distancë gjysmë metri një deputeti dhe i hidhte spraj edhe lëndë djegëse në fytyrë pa... mos them një fjalë të shëmtuar, nuk i interesonte hiç. Qytetarët janë dhunuar vazhdimisht. Pra kjo sjellja e policisë është e vazhdueshme. Nuk është se ndodhi sot. Ata atë dinë, sepse kanë vetëm një qëllim: duhet që të tremben qytetarët, të dhunohen, të arrestohen, t'u shkohet në shtëpi natën, t'u shkohet familjarëve. Pra kjo është një sjellje që ka tash e disa vite e cila vjen dhe agravohet.

Protesta duhet të jetë përbashkuese. Unë e kam të lirshmërinë për të folur, nuk kam asnjë lloj kompleksi sepse nuk i përkas asnjë formacioni politik, me zgjedhje personale. Si një njeri që kam milituar në një parti politike që është ajo që është sot në pushtet. Pavarësisht se është uzurpuar nga ai sekt që është uzurpuar. Sot, prej shumë vitesh unë nuk përfaqësoj asnjë fraksion politik të themi, dhe s'kam kompleks të them që protestat duhet të jenë përbashkuese. Sepse dhe unë për shembull, kur dëgjoj atje thirrje të caktuara, dhe unë mund të ofendohem si një njeri publik i cili ka patur kurajën dhe guximin, dhe ti e shumë të tjerë e dinë shumë shumë mirë, për të bërë maksimumin, për t'i çjerrë atë maskën, për t'i thënë shqiptarëve gjithë atë që, jeni të vjedhur këtu, jeni të vjedhur këtu, ka krim këtu, ka kriminalizim ekonomie. E shumë probleme të tjera që në 2020 dhe '21 më tallnin mua kur dilja dhe e thosha këtë gjë, ndërkohë sot vijmë në momentin që jemi në një alarm të kriminalizimit të ekonomisë që po përfundon më keq. Pra, në qoftë se mendoni ndonjëherë se piramidat kanë qenë keq, ajo çfarë do ndodhi me këtë vend është shumë dhe më e keqe. Por, duhet të kuptojmë një gjë...

Po mo le të tallen me mua dhe sot me këtë që po them. Po mo po. Po të hapësh statuset e mia që nga viti 2020, daljet e mia televizive që nga viti 2020, u kam thënë vazhdimisht një dhe një gjë shqiptarëve: po pastrohen paratë e drogës, po pastrohen paratë e korrupsionit, tenderat kanë këto vlera të larta sepse ka komplet... janë të gjitha kompanitë që funksionojnë me skema evazioni, fiktive, që të atë kam thënë, ky çakmaku bën 1000 lekë, nuk ka si të prokurohet për 10 milionë lekë. Nëse 1000 lekë bën ky, për t'ja shtuar këtë vlerën 10 milionë, të bësh fatura fiktive. Kjo ka ndodhur. Por, ne të gjithë duhet të bëjmë një analizë dhe duhet t'ja vëmë problemin aty ku qëndron. Pra, ne të vëmë pikat aty ku qëndron problemi. Demokracia funksionon me shtylla.

Pra, ka pushtet qëndror, pushtetin e... pra kemi ekzekutiv, legjislativ, kemi gjyqësorin, kemi dhe median. Janë të gjitha të kapura. Por nga të gjithë këto pushtetet, ai më i rëndësishmi që duhet të mbajë balancat, është pushteti i drejtësisë. Po patjetër. Po patjetër mo, se ai nuk e lë qeverinë të vjedhi. Ai nuk e lë atë drejtorin e policisë të arrestojë Edisonin atje në mënyrë të jashtëligjshme, që të dalin ata civilët si barbarë atje, si si banditë rrugëve. Pushteti gjyqësor pra. Dhe ti po të kesh ndjekur dje edhe diskurin e Belindit, se kjo është një gjë shumë e keqe që unë jam dakord mund dhe në opozitë mund të ketë individë, deputetë që janë të shitur, që mund të kenë bashkëpunuar, por nuk mund t'i bësh dot të gjithë pis. Përgjithësimi është ajo çka i duhet Edi Ramës për të thënë: 'Të gjithë jemi njëlloj'. Por nëse ti ulesh dhe dëgjon...

Do ta vazhdojnë ata. E keqja është që e përcjell protesta. Pra, çdokush duhet të vlerësohet për atë që bën. Po të dëgjoje dje, daljen e Belind Këlliçit tek Sonila Meço, ta tha shumë qartë. Dhe kishte bërë një analizë që ishte shumë... nga njëra anë e thua si s'më ka vajt mendja. Nga 2019-ta Flavio, për këtë drejtësinë e re, KLP, KLGJ, ILD, çfarë kanë këta gjykata kushtetuese, SPAK, çfarë dush ti e të gjithë këta, gjykata, prokurori, kemi paguar 430 milionë euro. Gjysmë miliardi dollarë. Buxheti, hë? Pa menduar ç'kanë paguar qytetarët, pa menduar avokatët, noterët, ç'marrin... ekspertët, për gjyqe. Pa menduar vetëm këto, vetëm buxheti, vetëm paratë tona të buxhetit, jo paratë tona që dalin nga xhepi tjetër. Gjysmë miliardi dollarë. Dhe ndërkohë të bëri një paralelizëm: del SPAK-u dhe thotë, e mbylla unë hetimin për inceneratorët, janë vjedhur 89 milionë euro, e thotë njoftimi i SPAK-ut, nuk po të gënjej, nuk po shtoj, s'po interpretoj. Dhe janë zero lekë të gjetura.

E gjithë kjo zhdukje paraje, ka ndodhur gjatë kohës që jetonte SPAK-u, ose ka hetim që në 2020-ën. Tani çfarë drejtësie është kjo? Eko Parku. Vidhen 20 milionë euro, gjatë kohës që jeton SPAK-u, ka gjashtë vjet që vazhdon. Çfarë drejtësie është kjo? Sepse kur dëgjoj atje unë fyehem, kur dëgjoj atje njerëz si dalin dhe thonë 'A, të bëjmë Altin Dumanin kryeministër'. Për çfarë do e bësh ti Altin Dumanin kryeministër? Që hetohet sterilizimi, nuk gjendet asgjëkundi, ta mbyllin kontratën, abuzojnë prapë tani dhe kompanisë... i kanë dhënë 10 lekë te sterilizimi po marrin kontratat me entitetin juridik shtetëror të krijuar. Ç'e kapi? Vazhdon hetimi atje. Ndërkohë po vidhen paratë këtij.

Edhe i investon te kulla e babait të Ervin Matës. Çfarë rri SPAK-u mor vëlla? Po vdesin njerëzit te onkologjiku, s'ka ilaçe. Skandali më i fundit keni këtë të mbetjeve të rrezikshme. Çfarë drejtësie mo? Pra ne, ka një gjë që ne duhet të na bëjë bashkë sot, është pikërisht drejtësia. Pra të tokën e Zvërnecit Flavio, unë s'kam... nuk dua të flas shumë, po Edi Rama e di shumë mirë atë dreq. Të dalin të më kundërshtojnë mua! Të dalin të më kundërshtojnë mua. Të dalin dhe thonë 'të ashtu' se i kam dhënë dorëheqjen unë, se po s'deli që është ajo toka e Zvërnecit. Është i qartë Edi Rama se çfarë ka ndodhur te ajo toka. Dhe del Altin Dumani në dosje thotë: 'Se falsifikimi i letrave po është parashkruar vepra'. Si është parashkruar vepra?