Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikohen vranësira dhe reshje ...
Vendi ynë, ditën e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash, më të theksuara në mesditë dhe pasdite.
Reshjet e shiut priten me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në pothuajse të gjithë vendin, ndërsa hera-herës nuk do të mungojnë edhe shtrëngatat afatshkurtra me shkarkesa elektrike e breshër, kryesisht veri e lindje të territorit.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi 9m/s, ndërsa në male, lugina dhe bregdet kryesisht jugperëndim era pritet të fitojë shpejtësi deri 18m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.
Qytetet Temperaturat
Shkodër 21/31
Kukës 16/26
Lezhë 23/31
Dibër 15/26
Durrës 21/31
Tiranë 23/32
Elbasan 16/32
Berat 20/32
Vlorë 22/30
Korçë 17/27
Gjirokastër 19/31
Sarandë 24/30