Burri vret ish vjehrrin në Fier, plagos ish vjehrrën, merr peng edhe ish bashkëshorten, (EMRAT + VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier, ku një burrë dyshohet se vret ish vjehrrin në Fier, plagos ish vjehrrën, dhe më pas ka marrë peng ish bashkëshorten.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit rreth orës 06:00 të 24 korrikut. Sipas informacioneve të para, autori pas krimit, ka marrë me forcë ish gruan dhe janë larguar me makinë.

35 vjeçari Refit Buzi ka vrarë me armë gjahu ish vjehrrin Kosta Plaka, 58 vjeç, dhe plagosur gruan e këtij të fundit, Belere Plaka, 55 vjeç

"Dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K. P., 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij, shtetasen B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut" informoni sot në mëngjes policia.

Policia është vënë në ndjekje të autorit, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e plota se si ka ndodhur ngjarja.

Roskovec/Informacion paraprak

Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht, Roskovec, dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K. P., 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij, shtetasen B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje për kapjen e autorit të dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.