SYRI TV/ 'Rama jepe dorëheqjen...' Qytetarët në ditën e 54 të protestës

Pas dhunës së paprecedentë policore para Parlamentit, qytetarët kanë vazhduar protestën e tyre para Kryeministrisë. Ata kanë denoncuar sjelljen brutale të policisë së shtetit, teksa kanë akuzuar kryeministrin Rama se ishte ai që e kishte urdhëruar, me qëllimin e vetëm shtypjen e protestës. Oratorët theksuan se nuk do të intimidohen nga asgjë dhe do të protestojnë deri në largimin e qeverisë socialiste.

Nga podiumi para Kryeministrisë, disa orë pas protestës para Parlamentit, qytetarët denoncuan dhunën e paprecedentë të ushtruar nga policia e shtetit ndaj protestuesve.

Oratorët akuzuan drejtpërdrejt kryeministrin Rama se ishte ai që kishte urdhëruar këtë dhunë brutale, me qëllimin e vetëm shtypjen e protestës qytetare.

Ata i bënë thirrje policisë së shtetit të kryejë detyrën e saj me integritet dhe të mos pranojë të përdoret për interesat politike dhe kriminale të një kryeministri.

Qytetarët theksuan se ata nuk do të dorëzohen dhe nuk do të intimidohen për asnjë lloj arsyeje dhe do të largohen nga sheshi vetëm pas dorëheqjes së Ramës dhe qeverisë socialiste. Pas më shumë se 2 orësh qëndrimi para Kryeministrisë, qytetarët marshuan në rrugët kryesore të kryeqytetit.