Dhuna ndaj protestuesve/ Dylgjeri akuza Lamallarit: Sot tregove se je i pabesë dhe persekutor
Analisti Ylli Dylgjeri ka reaguar me tone të ashpra në rrjetet sociale pas zhvillimeve dhe dhunës ndaj qytetarëve gjatë protestës së fundit në Tiranë, duke drejtuar akuza të forta ndaj drejtuesit të Policisë së Shtetit, Besfort Lamallari.
Në një postim në Facebook, Dylgjeri e cilësoi Lamallarin si përgjegjës për mënyrën e ndërhyrjes së policisë ndaj protestuesve, ndërsa përdori një sërë epitetesh dhe kritikash të forta për sjelljen e autoriteteve gjatë protestës.
Postimi i plotë:
Dy fjalë për idiotin e dobishëm Lamallari
Sot Ti tregove se emrin e ke Besfort por je i pa besë!
Sot Ti Narkopushtetar tregove se nuk ke asnjë parametër civil.
Sot Ti si sejmen provizor tregove se nuk ke lidhje me Rendin dhe qetësinë.
Sot Ti persekutor tregove si tërhiqen zvarë në bulevard rinia e pensionistët.
Sot Ti si numër 1 i Rendit tregove se je një kafshë policore që djeg me gaz acid njeriun
Sot Ti tregove se je vetëm një idiot i dobishëm që trembesh nga pordha jote.
Sot Ti tregove se je vetëm një fshatundar me kollare.