Gomerët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
Tivissa Donkey Firefighters , një organizatë jofitimprurëse në Katalonjën jugore, rehabiliton gomerët e keqtrajtuar dhe të braktisur dhe i punëson ata si “zjarrfikës” në këtë periudhë të vështirë atmosferike me të cilën Spanja po haset momentalisht.
Parandalimi i zjarreve është bërë një përpjekje e teknologjisë së lartë e satelitëve , dronëve dhe sistemeve të inteligjencës artificiale . Por 80 milje në jug të Barcelonës, Joan Cedo Sans, kryetar bashkie në Tivissa ka ndërmarrë një nismë që ndihmon mjedisin dhe kafshët.
Gomarët e kryebashkiakut Cedo, duke kullotur barërat që kanë më shumë gjasa të digjen në male dhe zona rurale, ata krijojnë breza natyrorë kundër zjarrit në të gjithë peizazhin e thatë mesdhetar.
Këtë verë, zjarre masive kanë përfshirë Evropën Jugore më shumë se zakonisht . Më shumë se 240,000 hektarë tokë janë shkatërruar tashmë në të gjithë Spanjën, me një zjarr të kohëve të fundit në jug që u shndërrua në një nga zjarret më vdekjeprurëse të vendit.
Duke kujtuar zjarret që përfshiu tokën e tij në Katalonjë, në verilindje të Spanjës, në vitin 2013, Cedo vendosi të testonte nëse gomarët e parë do të pastronin shkurret e pyllit përreth tij.
“Ata hëngrën gjithçka”, tha ai.