Nis marshimi i protestuesve në Tiranë, qytetarët: Dorëheqja e Ramës, e panegociueshme

Qytetarët e mbledhur në protestën e mbrëmjes kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës pas fjalimeve të mbajtura kundër qeverisë Rama, duke vijuar mobilizimin e tyre dhe duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit, të cilët prej javësh zhvillojnë protesta të njëpasnjëshme, kanë përsëritur se dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit mbetet kërkesa e tyre parësore.

Marshimi po zhvillohet nën thirrje dhe pankarta kundër qeverisë, ndërsa protestuesit deklarojnë se do të vazhdojnë aksionin qytetar deri në plotësimin e kërkesave të tyre. 

Protestuesit po lëvizin në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit duke bërë thirrjet e tyre si: Rama jepe dorëheqjen.