Ndërpritet Aluminij-Dinamo, stuhia pezullon sfidën në pjesën e dytë, rinis pas 20 minutash
Dinamo po udhëheq 1-0 ndaj Aluminij në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, por sfida është ndërprerë në minutën e 56-të për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.
Arbitri vendosi të pezullonte përkohësisht takimin, ndërsa lojtarët e të dy skuadrave u drejtuan për në dhomat e zhveshjes në pritje të një vendimi për rifillimin e ndeshjes.
Skuadra e Ilir Dajës e mbylli pjesën e parë në avantazh falë golit të Hekuran Berishës në minutën e 15-të. Mesfushori realizoi për 1-0, duke i dhënë epërsinë dinamovitëve në transfertën sllovene.
Pak minuta më vonë, në të 21-tën, Dinamo ishte pranë golit të dytë. Eridon Qardaku provoi nga një goditje dënimi, por topi kaloi fare pranë shtyllës, duke lënë të pandryshuar rezultatin.