Deputetja e PD, Klodiana Çapja: Taulant, larg duart nga Përrenjasi
Deputetja e PD-së, Klodiana Çapja me një reagim në rrjetet sociale, i ka bërë thirrje Taulant Ballës që të mbajë duart larg Përrenjasit, dhe që të mos shkrihet kjo bashki.
Reagimi i deputetes, Klodiana Çapja:
Taulant, ti që thua se do Përrenjasin, Rrajcën, Stravajn, Çukësin.
Ti që thua se i do qytetarët e asaj zone, nëse vërtet ke një farë dashurie për ta, mos e shkri bashkinë e Përrenjasit.
Mos ua largo atyre më shumë shërbimet.
Mos i largo ata më shumë nga investimet. Mos ua bëj përditshmërinë atyre më të vështirë sesa e kanë deri më tani.
Ti Taulant që u lavdëron qytetarëve të Përrenjasit punën e shkëlqyer që kanë bërë kolegët e tu për reformën territoriale, do të përballesh me protestat më të jashtëzakonshme që ke parë deri më sot nga qytetarët e Përrenjasit.
Ndaj reflekto sa nuk është vonë, ti dhe ata të tjerë si ti, dhe largoni duart nga bashkia e Përrenjasit.