U arrestua sot para parlamentit, i riu: Rama po godet qytetarët me pranga e dhunë, por revolta vetëm sa po rritet

Një qytetar i dalë nga komisariati pas protestës së sotme të mbajtur para parlamentit kundër qeverisë dhe Edi Ramës, ka shpërthyer në akuza ndaj mazhorancës, duke deklaruar se arrestimet nuk do ta ndalin qëndresën qytetare.

“Dhuna dhe arrestimet na bëjnë vetëm më të fortë”, tha ai para protestuesve, ndërsa kërkoi lirimin e të ndaluarve dhe bëri thirrje për vijimin e protestës.

“Ne jemi më shumë se ata”, tha ai, ndërsa kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Fjala e tij:

Kjo që keni bërë sot është një rezistencë e jashtëzakonshme. Kjo protestë është e jashtëzakonshme!

 Unë sapo dola nga komisariati. Por kam vetëm një thirrje për Ramën: dhuna dhe arrestimet na bëjnë vetëm më të fortë!

Lironi çunat! Lironi çunat! Lironi çunat! Lironi çunat!

Arrestoni Ramën! Arrestoni Ramën! Arrestoni Ramën! Arrestoni Ramën! Arrestoni Ramën!

Vetëm një mesazh kisha për të gjithë. Mos e lëshoni protestën! Duajeni të fortë njëri-tjetrin! Ne jemi më shumë se ata! Në Shqipëri ka vend ose për ne, ose për Ramën! Ne nuk do ta lëmë Shqipërinë. Do ikë Edi Rama në burg!

Rama jep dorëheqjen! Rama jep dorëheqjen!

Arrestoni Ramën! Arrestoni Ramën! Arrestoni Ramën!