‘Gjithçka ndodh nën hundën e SPAK-ut’/ Shehaj: Kushtoi 430 mln euro, por nuk konfiskon pasuritë e korrupsionit

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, deklaroi në emisionin ‘Task Force’ në Syri TV me Sonila Meçon, se SPAK ka përfituar rreth 430 milionë euro financime gjatë viteve të funksionimit të tij, por rezultatet në goditjen e korrupsionit dhe pastrimit të parave mbeten larg pritshmërive.

Në diskutimin me moderatoren Sonila Meço, Shehaj ngriti shqetësimin se, pavarësisht hetimeve dhe arrestimeve, asetet e dyshuara të lidhura me korrupsionin dhe krimin e organizuar vijojnë të qarkullojnë në ekonomi, ndërsa konfiskimi i pasurive dhe rikthimi i parave në buxhet mbeten të kufizuara.

Biseda në studio:

Shehaj: 430 milionë dollarë për këta, që nuk bëjnë asgjë. Pra ne kemi një trup që realisht punon, është BKH-ja.

Kjo pra, këtë e ka plotë bravo vetë se tha, ne prokurorët rrimë, presim çfarë na sjell BKH edhe japim orientim dhe kur vjen te orientimi i prokurorëve ndodh ajo që sapo tha Belindi në fjalën e tij që të gjitha dosjet hetimore janë nul. Për sa, askujt nuk i vlen sepse këta po bëjnë nga dy vite burg, askujt nuk i vlen. Pikërisht ti matesh me sa para rikthen në buxhet dhe sa je në gjendje të parandalosh ti korrupsionin. Me çfarë relatoj Belindi do të thotë që këta jo vetëm që nuk kanë parandaluar asgjë, por dhe nuk kanë rikthyer asgjë në buxhetin e shtetit. Që do të thotë, edhe këto dosjet që ne, okej, kur ka pasur dosje të mira siç përmendi Klodi, të sekuestrimit të aseteve kriminale, më fal Klod, edhe aty rasti i kaluar që e përmendi para dy ditësh Belindi për shembull, te ajo kompania Heraldik G. Ai zotëria dihet, është kapur, është në masë arresti, çuditërisht kompania te e cila ka ndodhur pastrimi i parave, nuk është nën sekuestro dhe fiton tender, si konsorcium, tender miliarda, miliarda lekë, nën hundën e SPAK-ut dhe kjo. Shumë hotele, shumë leje ndërtimi, nuk sekuestrohen dhe pse janë pjesë e dosjeve, nën hundën e SPAK-ut edhe kjo, bile dhe me lejen e SPAK-ut edhe kjo.

Dhe në qoftë se ne do të vazhdojmë të bëjmë zinxhirin, tani unë nuk e di sa gazetarë keni ju atje që bëni Plug-un po, ti ke njerëz që kapin për shembull zonja Nushi që ka investuar, për të bërë projektin e një pallati ku është babai i Ervin Matës. Pra tashmë sot, dhe unë kam nja, nuk e di sa vite bashkë me juve, të dyja kemi bërë emisione 2019, 2020 të paktën, paraja e krimit të organizuar, është bërë bashkë me paranë e korrupsionit. Pra edhe aty ku janë këto pastrimet e dosjes që këta i kapin nga Sky e Encrochati, dhe aty ke para korrupsioni, dhe aty ke korrupsion. Se po nuk pati korrupsion ata, ose veprime të jashtëligjshme të zyrtarëve të shtetit, nuk pastrohen dot kaq kollaj pra.

Meço: Po kjo pra është pra, është vënë korrupsioni në funksion të pastrimit të parave.

Shehaj: Që, por gjithçka, gjithçka, ndodh nën hundën e SPAK-ut. Nuk e di në qoftë se Belindi e konfirmon këtë gjë nga analiza që ai ka bërë, por në analizën time kjo është.