Dita e 54 e revoltës/ Shqiptarët nuk ndalen, pritet të dalin sërish në shesh kundër Ramës dhe qeverisë së tij

Protesta qytetare kundër qeverisë pritet të vijë edhe sot në Tiranë, ku me mijëra qytetarë do i rikthehen sheshit për ditën e 54-t me radhë duke kërkuar dorëheqjen e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama, pas revoltës së tyre paraditen e sotme para Parlamentit.

Protesta nis me mbledhjen në sheshin “Skënderbej” dhe më pas protestuesit pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, duke përcjellë mesazhin e tyre kundër qeverisjes.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, ndërsa kanë deklaruar se protesta do të vijojë çdo ditë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Prej 54 ditësh qytetarët protestojnë kundër politikave të qeverisë, duke kundërshtuar vendimmarrjet që dëmtojnë interesin publik dhe pasuritë e vendit.

Kujtojmë se protesta e sotme para Parlamentit vijoi deri para pak minutash.

Policia ka arrestuar disa prej protestuesve. Qytetarët u dhunuan nga policia, ndaj tyre u hodh ujë djegës dhe disa prej tyre u arrestuan dhe u shoqëruan nga policia.