VIDEO/ Zjarri në Shelegar, lëndohet një banor, në ndihmë dhe një helikopter

Vijon të jetë aktiv zjarri në Bregas dhe Shelegar të Sarandës.

Banorë të fshatrave Bregas  dhe Shelegar janë bashkuar me ekipet e shpëtimit në terren për të frenuar përhapjen e flakëve, duke luftuar zjarrin me mjete rrethanore në kushtet e një terreni të thyer dhe të vështirë.

Madje banorë të Bregasit i erdhën në ndihmë një zjarrfikësi i cili u lëndua në këmbë pasi rrëshqiti duke e ndrydhur atë, duke mbetur për disa momente i rrezikuar nga afërsia e flakëve.

Banorët njoftuan menjëherë ambulancën dhe e transportuan zjarrfikësin nga zona e zjarrit deri te mjeti i urgjencës.

Ndërkohë, përpjekjet për shuarjen e flakëve vijojnë. Në këto momente në ndihmë për shuarjen e zjarrit ka ardhur edhe një helikopter.