Deti me dallgë, ndalohet lundrimi për anijet turistike dhe të peshkimit në Sarandë
Përkeqësimi i kushteve hidrometeorologjike ka sjellë kufizimin e lundrimit në zonat bregdetare të jugut të vendit.
Kapiteneria e Sarandës ka njoftuar se për ditën e nesërme, 24 korrik 2026, do të ndalohet lundrimi për të gjitha anijet turistike dhe mjetet e peshkimit që ndodhen në zonat e Ksamilit, Sarandës dhe Borshit.
Sipas njoftimit, masa është marrë në interes të sigurisë së lundrimit, ndërsa pronarët, operatorët dhe kapitenët e mjeteve lundruese janë udhëzuar të respektojnë urdhrin dhe të mos dalin në det deri në një njoftim të dytë nga autoritetet.
Kapiteneria e Sarandës u ka bërë thirrje operatorëve detarë për bashkëpunim dhe zbatim të masave të sigurisë.