Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit. Bashkime elektorale janë të dënueshme

Kreu i PD Berisha deklaroi për gazetarët nga oborri i Kuvendit se “Edi Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend”.

“Bashkime elektorale janë absolutisht të dënueshme dhe të gjitha këto po ndodhin”, tha kreu demokrat duke ju referuar reformës territoriale.

Pse mendoni se erdhi zoti Rama sot në seancë?

Sali Berisha: Sepse donte që të ndërpriste, të urdhëronte ndërprerjen e menjëhershme të debatit.

E pa që debati po u nxjerr para shqiptarëve të vërtetën, si për qëndrimin e tyre ndaj protestës, ku ju e dëgjuat, zëdhënësi i tij bëri fjalë për terroristë në mënyrë të paimagjinueshme, të pakonceptueshme për protestuesit paqësorë.

Nga ana tjetër, projekti për reformën ne qëndruam vendosmërisht për respektimin e ligjit, sepse raporti që paraqet Mazniku, është absolutisht i paligjshëm, mbasi ai raport nuk është paraqitur dhe nuk është diskutuar në komisionin e reformës. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt, me pasoja shumë të rënda për vendin.

Zoti Berisha, kur ju thoni se do shkrihen 20 bashki, e keni parë hartën e socialistëve?

Sali Berisha: Unë po ju them këto të dhëna i kam nga burime plotësisht të besueshme. Janë burime të sigurta thjesht që për këto që citova, janë burime të besueshme. Janë ruajtur, dhe më vjen shumë mirë që janë ruajtur, të gjitha bashkitë e minoriteteve.

Por kjo nuk do të thotë që të injorohen interesat e qytetarëve jo-minoritarë. Jam plotësisht dakord për përfilljen e sensibiliteteve të tyre, por jam dakord dhe insistoj që komuna të reja duhet të jenë krijuar patjetër. Bashkime elektorale janë absolutisht të dënueshme dhe të gjitha këto po ndodhin.

Rezulton se bashkitë e shkurtuara, janë ato që në reformën e 2014-ës iu lanë LSI-së, ka një narrativë që dëgjohet nga mazhoranca se do shkurtohen...

Sali Berisha: Jo, në reformën e 2014-ës, nga ajo reformë pakësohen edhe 10 gjer në 20 bashki. Kjo është që ta dini domethënë.

Kam edhe një pyetje. Pse u shmangët përballjes me Edi Ramën? Të gjithë deputetët tuaj u ngritën, ju qëndruat në karrigen tuaj.

Sali Berisha: Nuk kishte një përballje, deputetët nuk ishin për shkak të Edi Ramës aty siç e pe. Deputetët ishin për shkak të reformës.

Deputetët ishin aty në mbështetje të bashkëkryetarit nga ana jonë të komisionit të reformës, Luçiano Boçi, i cili kërkonte fjalën për t'u shpjeguar shqiptarëve qëndrimet e tij si bashkëkryetar ose si kryetar komisioni nga opozita.

Faleminderit.