Kuvend/ Maxhoranca përdor forcën e kartonave, opozita në foltore proteston: O Hajdut! Jep dorëheqje

Me votat e maxhorancës po kalojnë të gjitha pikat e rendit të ditës të seancës së sotme parlamentare, ndërsa opozita protestonte duke i rënë tavolinave dhe thirrur: Hajdut! Hajdut! ‘Dorëheqje!’ ‘Dorëheqje”.

Sot është seanca e fundit e sesionit parlamentar ndërsa jashtë prej orësh vijon protesta e qytetarëve e cila kërkon dorëheqjen e qeverisë Rama, zgjedhje të reja.

Ne votim u kalua pasi kreu i grupit PS-së,  Taulant Balla propozoi ndërprerje të diskutimit në seancë dhe të kalohej në votim, kërkesë e votuar po nga votat e maxhorancës.

Votimi, çfare eshte parashikuar ne rend dite

Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 16.7.2026 dhe 20.7.2026.
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2025”.
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2025”.
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025″.
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2025”.
 Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025”.
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025″.
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2025”.
Akt normativ nr. 3, datë 6.7.2026, “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturorturistik me përmasa ndërkombëtare”.
Projektligji “Për grupimet ekonomike me interes evropian”.
Projektligji “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHEB)”.
Projektligji “Për statutin e shoqërive evropiane (SE)”.
Projektligji “Për mbylljen e shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim”.
Projektligji “Për kërkesat e transparencës për emetuesit e titujve”.
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 48/2014, “Për pagesat e vonuara dhe detyrimet kontraktore dhe tregtare”, të ndryshuar”.
Projektligji “Për shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 93/2015, “Për turizmin”, i ndryshuar”.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9251, datë 08.07.2004, “Кodi Detar Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar”.
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10093, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”””.
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 25/2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9947, datë 07.07.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar”.
 Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 173/2014, “Për disiplinën në Forcat Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 82 datë 26.07.2024, “Рër Policinë e Shtetit”.
Projektvendim “Për emërimin e Kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik”.
Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”.
 Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”.
Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”.