Berisha: Edi Rama për shkak të projektit të tij krejtësisht elektoral bashkon disa bashki, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Kreu demokrat Sali Berisha, ka denoncuar gjatë ditës së sotme përpjekjet e Edi Ramës që nëpërmjet reformës territoriale që po miraton, kërkon që të manipulojë zgjedhjet.

Berisha: Siç e konstatoni dhe ju, mazhoranca e krimit e vendosur të ndërpresë tërësisht reformën territoriale, ta groposë atë pas një pune 1-vjeçare të bërë për një reformë të re në përputhje me interesat e qytetarëve.

Edi Rama për shkak të projektit të tij krejtësisht elektoral, ku ndër të cilat bashkon Rrogozhinën me Kavajën me shpresë se do mund të ndryshojë përbërjen elektorale, bashkon Prrenjasin me Librazhdin, bashkon Memaliajn me Tepelenën, Këlcyrën me Përmetin dhe një seri bashkish të tjera.

Vjen ndërpret debatin dhe urdhëron papritmas votimin pa debat të të gjitha akteve antiligjore që janë paraqitur sot.

Dëshmi kjo e një narkodiktatori që nuk respekton kushtetutë, as institucione dhe asgjë tjetër përveç vullnetit të tij të lig dhe përpjekjeve për të bërë gjithçka në mënyrë që të manipulojë zgjedhjet dhe të ruajë pushtetin.

Dënoj me forcën më të madhe, bëmë një përpjekje të jashtëzakonshme siç e patë ju, kemi që në ora 10:00 që trajtojmë problemin e protestës dhe problemin e reformës, por ndaj të dyjave, partia e krimit ka një qëndrim totalisht bllokues dhe armiqësor.