Shoferi i ujëhedhëses 'bashkohet' me protestuesit: Bën 'qull' policët

Mes tensioneve dhe përplasjeve në protestën e 54-të para Kuvendit, nuk munguan as momentet kur policia humbi në raste të ndryshme kontrollin.

Një nga episodet që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale lidhet me topin e ujit të Policisë së Shtetit, i cili në vend që të lagte protestuesit, përfundoi duke bërë qull efektivët e policisë që ndodheshin përpara tij.

Në pamjet e filmuara, automjeti me top uji lëshon një sasi të madhe uji, por drejtimi i rrymës përfundon mbi kordonin e policëve, të cilët mbeten të lagur nga koka te këmbët.

Në rrjetet sociale nuk kanë munguar komentet me humor, ku shumë përdorues e kanë cilësuar episodin si “policia është me ne” apo “e lagur me qëllim”.

Nëse ishte një manovër e gabuar apo thjesht një moment i pakontrolluar gjatë operacionit, kjo mbetet e paqartë. Ajo që është e sigurt është se pamjet janë bërë virale dhe kanë sjellë një episod të komentuar të ditës, krahas rasteve të tjera të dhunës disproporcionale dhe të paustifikueshme nga polica.