'Dhjetëra bashki kundërshtojnë'/ Mziu: Reforma territoriale po diktohet nga oreksi i kryeministrit

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, akuzoi mazhorancën se po e mbyll në mënyrë të njëanshme procesin e reformës territoriale.

Nga foltorja e Kuvendit, ai deklaroi se reforma e vitit 2014 ishte “varfëruese, shpopulluese dhe politike”, ndërsa tha se raporti nuk mund të miratohet pa u dëgjuar të gjitha bashkitë dhe qytetarët.

Mziu kritikoi përdorimin e “forcës së kartonit” nga shumica dhe u shpreh se në proces nuk janë marrë parasysh standardet europiane dhe kërkesat e komuniteteve lokale.

Mziu:

Zoti kryetar, e ke humbur fare drejtimin e seancës. Kam kërkuar që pa filluar rendi i ditës për procedurë, për një çështje shumë të rëndësishme siç është reforma territoriale. Reforma territoriale që ju keni bërë në vitin 2014 ka qenë varfëruese për qytetarët shqiptarë. Ka qenë shpopulluese, ka qenë denigruese, ka qenë selektive, ka qenë politike. E nisëm para dy vitesh për të bërë një reformë dhe ndërkohë të gjithë qytetarët, të gjithë përfaqësuesit politikë, përjashtuar oreksit të kryeministrit, ishin gati për ta votuar. Dhe u mbyll.

U bë një komision i posaçëm, aprovuam një rend dite dhe ndërkohë, sapo mbaroi 30% e më pak e rendit të ditës, në mënyrë të njëanshme, kryepatronazhisti i votave të Rilindjes përdori forcën e kartonit, pavarësisht se forcë kartoni nuk ka. Në mbledhjen e fundit që ne kemi qenë, është kërkuar në mënyrë të njëanshme për të paraqitur raportin. Po çfarë raporti të paraqesim ne kur nuk është paraqitur më shumë sesa 40% e kryetarëve të bashkive?

Çfarë raporti ne duhet të paraqesim kur nuk kemi dëgjuar më shumë sesa 39 apo 40 kompozime të ndryshme, njësi shvendore të cilët duan të dalin bashki më vete? Si mund ta mbyllnim kur rreth 20 apo më shumë bashki aktuale kërkojnë për të mos u shkrirë dhe ka protesta pafund dhe sot që ne flasim ka protesta për këtë ndarje territoriale? Si mundet që ne ta mbyllim dhe ta bëjmë me urdhër peshku?

Mbylleni një reformë më të qenësishme për qytetarët shqiptarë, atë që është për qytetarët, e nëse ka diçka që është për qytetarët është pushteti vendor. Dhe ju zoti kryetar më mirë se askush tjetër e dini, sepse nga pushteti vendor sot mbani dhe atë post që ju keni qenë. Por është absurde që ju të përdorni forcën e kartonit. Është amorale. Si mundet që ne të bëjmë një reformë të njëanshme me oreksin e kapos të Rilindjes se si e bën atë vizatimin e orëve të fundit për t'ia paraqitur pastaj seancës.

Është kriminale. Nuk është marrë asnjë referencë e vendeve të Bashkimit Europian, nuk është marrë në konsideratë opinioni i Kongresit të Rajoneve të Evropës, nuk është marrë në konsideratë fjala e qytetarëve, ne kemi kaluar në këtë parlament edhe ligjin për qendrat e ndaçak dhe janë pyetur grupet e interesit sidomos kryetarët e bashkive të Rilindjes sepse përfitojnë goxha lekë, dhe ndërkohë...