FOTOLAJM/ Qese me mbetje te kordoni policor, mesazhi: Mos i mbroni plehrat!

Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit.

Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa protestuesit i bëjnë thirrje bluve që mos të mbrojnë ‘plehrat’, duke shigjetuar kështu klasën politike shqiptare.

Prej orës 8:30 të mëngjesit qytetarët janë ngritur në protestë kundër Ramës dhe qeverisë së tij, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kabinetit.