Njeriu i bandave sulmon protestën: Taulant Balla i etiketon qytetarët si terroristë

I ngrakuari i Edi Ramës me punë për të sulmuar qytetarët protestues, Taulant Balla nuk ka ngurruar as sot të sumojë dhe cilësojë protestuesit si terroristë.

Protesta qytetarë që ka marrë vëmendjen e mediave kryesore të botës, e cilësuar ndryshë si “revolucioni i flamingove”, protesta e cila si asnjëherë më parë është mbështetur nga eurodeputëtë të Parlamentit Europian, të cilën kanë ardhur në shesh në mbështetje të saj, cilësohet si protestë terroristësh nga kreu i Grupit Parlamentar të partisë në pushtet në Shqipëri.

Shegerti i Edi Ramës, i njohur ndryshe edhe si njeriu i bandave në Shqipëri, Taulant Balla, i sheh si terroristë protestuesit mes të cilëve mbizotërojnë të rinj e të reja, gra e burra me fëmijë dhe të moshuar.

" Së pari duhet të shprehim solidaritetin dhe lutjet që 4 punonjësit e policisë së plagosur nga dhuna barbare e disa elementëve terroristë, të cilët në mënyrë të përsëritur tanimë kanë goditur punonjësit e policisë së shtetit, të cilët janë aktualisht në qendrën spitalore dhe në pjesën e urgjencës për t'u trajtuar. Uroj shumë që shëndeti i tyre dhe jeta e tyre të mos rrezikohet. Është keqardhje e madhe që Partia Demokratike, një prej partive kryesore politike në Shqipëri në këto 36 vite, jo vetëm që nuk e dënon dhunën, por bie pre e një solidariteti të turpshëm me disa terroristë të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me protestën që nisi si një protestë kundër dhunës. Persona të identifikuar prej nesh, me lidhje të qarta me Gardën Revolucionare të Iranit, janë orkestruesit kryesorë të akteve të dhunës." tha Balla.