Berisha-Pirro Vengut: Je në radhë dhe nuk shpëton. Prandaj nuk u pranojnë qytetarët dhe rinia

Kreu demokrat Berisha ka replikuar edhe me deputetin e PS Pirro Vengu.

Berisha: Njeriu që kur gjendet si dezertor, për t’u paraqitur si patriot, thotë jam pasardhës i Marko Boçarit, jam çam nga Suli.

Dhe kur del si super-tradhtar, na bëhet si pasardhës i Stamo Dumos.

Ja kush është ky.

Atëherë si mund t’u pranojnë ju qytetarët, të rinjtë, idealistët. A e kuptoni apo jo?

Megjithatë, ti do je në radhë. Po ta them këtu, je në radhë dhe nuk shpëton.

Pikë!

Jo, nuk shpëton!