Pamje të rënda nga protesta/ Shteti i la në harresë, policia i 'mbyti' me gaz, nëna dhe djali me autizëm në gjendje të rënduar
Përplasjet e forta mes policisë dhe protestuesve gjatë protestës së 54-të para Kuvendit kanë sjellë edhe skena të rënda, ku sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, ndërhyrja e forcave të rendit ka prekur edhe qytetarë të pambrojtur.
Një video e bërë publike tregon një grua të moshuar së bashku me djalin e saj, të cilët shfaqen me lot në sy dhe në gjendje të rënduar pas përdorimit të gazit lotsjellës gjatë përplasjeve në protestë.
Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë rast është fakti se, sipas personave që kanë publikuar videon, djali i saj është autik dhe në pamje duket se po përballet me vështirësi të mëdha nga efektet e gazit, ndërsa nëna përpiqet ta mbrojë dhe ta qetësojë në mes të kaosit.
Por kjo zonjë nuk është një rast i izoluar. Më herët, ajo ka bërë disa herë thirrje në rrjetet sociale dhe në media për ndihmë, duke treguar kushtet e vështira ekonomike në të cilat jeton. Sipas publikimeve, ajo banon në një shtëpi të amortizuar, ndërsa ushqimet e përditshme i siguron kryesisht përmes ndihmave të banorëve të zonës.
Kërkesa e saj ka qenë e thjeshtë: një strehë ku të mund të jetojë dhe një qendër ku djali i saj autik të marrë kujdesin dhe ndihmën e nevojshme.
Pamjet e saj dhe të djalit të saj gjatë protestës kanë shkaktuar reagime të forta, pasi shumë qytetarë edhe në komente kanë ngritur shqetësimin se ndërhyrjet me mjete irrituese prekën edhe persona në kushte të brishta sociale dhe shëndetësore.
Protesta para Kuvendit vijon mes tensioneve të larta, ndërsa qytetarët vazhdojnë qëndrimin e tyre pavarësisht përplasjeve me forcat e rendit.
Në këto momente raportohet për 10 protestues të lënduar.
@brandon_forever22_legacy “Shtëpia po zë brenda nënën me djalin autik.” Zonja File ka nevojë për ndihmën tonë urgjente. Në zemër të Tiranës, shtëpia e Zonjës File Bulku, nuk është më strehë, por një rrezik i përditshëm. Pa drita dhe pa ujë ajo rrit të birin 19-vjeçar, Endin, i cili vuan nga autizmi. Kontribuoni për t'i siguruar një strehë të sigurtë dhe një qendër trajtimi për Endin. Ne jemi shpresa e tyre e fundit. " DHURO: https://gofund.me/1a18f5143 Ndiqni historinë e plotë në Youtube: https://youtu.be/jNMgjGGndbE “A crumbling home is trapping a mother and her son with autism.” Ms. File urgently needs our help. In central Tirana, Ms. File Bulku’s home is no longer a place of safety—it has become a daily danger In central Tirana, Ms. File Bulku’s home is no longer a place of safety—it has become a daily threat. With no electricity or running water, File struggles to care for Endi, 19-year-old son, who is on the autism spectrum. Please help us provide them with a safe home and give Endi access to a specialized autism care center. We may be their last hope. DONATE: https://gofund.me/1a18f5143 Watch their full story on YouTube: https://youtu.be/jNMgjGGndbE #Brandon #Legacy #Trashegimi #Charity #Bamiresi #Donate #Dhuro #Ndihmo #Help #Viral #foryoupage ♬ original sound - Brandon Forever 22 Legacy
@brandon_forever22_legacy “T`i ndihmojmë sot, pa qenë vonë nesër”. Zonja File, me djalin e saj autik nuk kërkon luks, por mbijetesë. Ajo kërkon ndihmë për rregullimin e banesës si dhe një qendër ditore për djalin e saj të sëmurë, Endin. T`i ndihmojmë sot, pa qenë vonë nesër. Ndiqni historinë e plotë në YouTube: https://youtu.be/jNMgjGGndbE DHURO: https://www.gofundme.com/f/help-ms-file-safe-home-special-care-for-her-autistic-son ---- “Let’s help them today - Before tomorrow is too late.” Ms. File and her son with autism Endi are not asking for comfort or luxury. They are simply fighting to survive. She needs our help to make their home safe and give Endi access to the specialized care and support he desperately needs. Let’s help them today - Before tomorrow is too late. Watch their full story on YouTube: https://youtu.be/jNMgjGGndbE DONATE: https://www.gofundme.com/f/help-ms-file-safe-home-special-care-for-her-autistic-son #Brandon #Legacy #Trashegimi #Charity #Bamiresi #Donate #Dhuro #Ndihmo #Viral #foryoupage #Solidaritet #Humanizëm ♬ original sound - Brandon Forever 22 Legacy