Rama rrethon parlamentin me policë, dhunë barbare ndaj qytarëve paqësorë që i kërkojnë dorëheqjen! Ja provat
Dhunë barbare, gaz lotsjellës dhe spray djegës për lëkurën kanë qenë mjetet e parapërgatitura sot nga Policia për të shpërndarë protestën e sotme para parlamentit ku qytetarët u grumbulluan për të kërkuar largimin e Edi Ramës.
Policia ndërhyri me një akt të paprecedent duke mos kursyer nga dhuna as fëmijë e të moshuar. Dhjetra qytetarë u gjakosën dhe u dogjën nga lëndët helmuese që u përdorën kundër tyre. Për të krijuar tensione dhe më pas arrestime të dhunshme, mes protestuesve ishin infiltruar dhjetra efektiv civilë, të cilët ishin edhe autorë të rasteve të dhunës, informojnë nga terreni gazetarët e redaksisë së Syrit.
Ne po bashkangjisim me video dhe foto dëshmi e dhunës barbare, jo proporcionale ndaj qytetarëve të cilët thërrisin ju erdhi fundi.
Ndërkohë që prej orës 09:00 e gjithë zona përreth Kuvendit, nga ministria e Brendshme deri tek rruga e Elbasanit, ka qenë e rrethuar me gardh metalik dhe kordonë policorë të cilët ndalonin protestuesit.
Zyrtarisht nga autoritetet shëndetësore u konfirmua se në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT) dhe në Spitalin Universitar të Traumës (SUT), po marrin shërbim mjekësor gjithsej 17 pacientë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Prej tyre, 3 pacientë kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë larguar nga spitali, sipas këshillës së mjekut.
Aktualisht, 4 pacientë po marrin trajtim në Urgjencën e QSUT-së, nën kujdesin e ekipit mjekësor, ndërsa 3 pacientë po trajtohen në shërbimin e Toksikologjisë.
Të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në Spitalin Universitar të Traumës, po marrin shërbim mjekësor 6 efektivë policie dhe 1 protestues, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm nga ekipet mjekësore.