VIDEO/ Rikthim fantastik për Uzunin pas pushimit për Botërorin, shënon në Amerikë

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, është rikthyer me gol pas pushimit të kampionatit për shkak të Botërorit.

Goli i beratasit erdhi në minutën e 86-të për të kaluar në avantazh Austin përballë Seattle Sounders.

Pas një asisti nga Ervin Torres, Uzuni e pati të thjeshtë të dërgonte topin në rrjetë për skuadrën e tij.

https://streamin.link/v/f5e7a6cf

Në fund Austin triumfoi me shifrat 3-1 teksa pozicionohet në vendin e 14-të me 17 pikë.