Hodhi vezë gjatë protestës para Kuvendit, policia shoqëron protestuesen
Një protestuese është shoqëruar nga forcat e policisë gjatë protestës së 54-të qytetare para Kuvendit të Shqipërisë.
Sipas informacioneve , shoqërimi ka ardhur pasi protestuesja ka hedhur vezë në drejtim të zonës ku ndodheshin deputetët dhe automjetet e tyre.
Protesta e sotme është shoqëruar me masa të shtuara sigurie, ndërsa gjatë saj janë regjistruar disa incidente mes protestuesve dhe policisë, ku kjo e fundit ka përdorur një dhunë disproporcionale.