Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e menjëhershëm të Dorina Sejdinit

Gjykata e Tiranës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të 34-vjeçares Dorina Sejdini, e cila disa ditë më parë ishte dërguar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Pojskë së bashku me foshnjën e saj.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Edvan Veçani.

Pas këtij vendimi, pritet që Dorina Sejdini dhe foshnja e saj të lënë ambientet e IEVP Pojskë në orët në vijim.