Dhuna e policisë ndaj protestuesve/ Muçollari: Tregues se qeveria është e frikësuar
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari thotë se dhuna jo proporcionale e policisë ndaj protestuesve reflekton gjendjen e paqetësisë në të cilën ndodhet qeveria e Edi Ramës.
“Me sa duket reflekton gjendjen e paqetësisë, ose gjendjen e shqetësimit të keq të qeverisë. Nuk ka ndonjë ndarje shumë të madhe mes mazhorancës dhe qeverisë, pasi në fund të fundit deputetët e mazhorancës janë thjesht disa kartona në funksion të qeverisë. Por përtej kësaj, kjo tentativë e Policisë së Shtetit për të censuruar lajmin, për të mos lejuar shtypin e lirë, gazetarët të ushtrojnë detyrën, nuk ndodh as në situata shumë të rënda” tha Muçollari në 'Kafe Shqeto'.
Policia ushtroi dhunë ndaj protestuesve të cilët ishin mbledhur para parlamentit sot për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.