'Nuk na përfaqësoni', protestuesit i lënë një mesazh qeverisë para kordonit të policisë
Gjatë protestës së 54-të qytetare para Kuvendit të Shqipërisë, protestuesit kanë dhënë një tjetër mesazh ndaj qeverisë, duke shkruar me spray të kuq në asfalt, përpara kordonit të policisë: “Nuk na përfaqësoni”.
Mesazhi është shkruar në vijën e parë të perimetrit të sigurisë, aty ku prej orësh janë vendosur forca të shumta policie për të mbajtur të distancuar qytetarët nga godina e Kuvendit.
Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë, ndërsa më herët gjatë ditës protestuesit kanë kundërshtuar hyrjen e deputetëve në Kuvend, duke goditur me vezë dhe domate automjetet e disa prej tyre.
Pavarësisht masave të shtuara të sigurisë, kordoneve policore dhe përplasjeve të regjistruara, qytetarët kanë vijuar qëndrimin e tyre para Kuvendit, duke përcjellë mesazhe kundër mazhorancës dhe qeverisë.