Policia dhunon protestuesit! Qytetari e pyet: A ja vlen për Edi Ramën?

Nuk ndalen momentet shokuese të dhunës së policisë drejt qytetarëve të cilët po protestojnë para kuvendit duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë Rama.

Një situatë e tensionuar u shënua në unazën e madhe, ku policët ishin bërë gardh dhe hakërreheshin ndaj protestuesve paqësorë.   Ndërkohë më parë policia përdori dhe spraj me piper dhe ujë për të shpërndarë protestën.

Një qytetar i bëri një pyetje policëve: Po a ia vlen kjo për Edi Ramën?