Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia dhe qytetarët shqiptarë

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, kërkoi shkrirjen e Kuvendit.

Në një prononcim përpara seancës së fundit plenare, Berisha tha se kjo është kërkesë e të gjithë shqiptarëve.

“Parlamenti mblidhet në rrethim!

I vetmi akt i përgjegjshëm i tij është të deklarojë fundin e tij, shkrirjen e tij dhe hapjen rrugë për zgjedhjen që kërkojnë mbarë rinia dhe qytetarët shqiptarë.

Çdo akt tjetër është fund e krye i pavlerë.

Ndaj dhe ne kërkojmë sot vetëshpalljen, shkrirjen e këtij parlamenti.

Ky është, them edhe njëherë, i vetmi vendim i drejtë që parlamenti mund të marrë sot,” tha Berisha.