Ambasada e SHBA: Protesta zhvendoset nga Kryeministria te Kuvendi, priten të tjera në ditët në vazhdim
Ambasada amerikane ka publikuar një paralajmërim për protestën e sotme përpara Kuvendit.
Ndërkohë ata kanë paralajmëruar se edhe në ditët në vazhdim do të ketë protesta.
MESAZHI I PLOTE
Një protestë është planifikuar përpara ndërtesës së Parlamentit, e cila ndodhet në Rrugën George W. Bush.
Kjo protestë lidhet me protestat e përnatshme që vazhdojnë përpara godinës së Kryeministrisë, e cila ndodhet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, midis Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej.
Protesta të tjera mund të zhvillohen edhe në ditët në vijim.
Edhe pse protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt. Protestat mund të zgjerohen edhe në zonat përreth, duke përfshirë ndërtesa të tjera qeveritare.
Prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve, devijimet e trafikut dhe bllokimet në qarkullim priten në orët para dhe gjatë protestave.
Personelit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara u rekomandohet të shmangë zonat ku zhvillohen protestat.
Për të rritur sigurinë tuaj, rekomandohet:
-Shmangni demonstratat.
-Qëndroni të vetëdijshëm për mjedisin përreth.
-Kufizoni shpërqendrimet, si përdorimi i telefonit ose kufjeve në vende publike.
-Ndiqni mediat lokale për informacionet më të fundit.
-Keni gjithmonë një plan emergjence ose një rrugëdalje alternative.
-Mbani një profil të ulët dhe shmangni tërheqjen e vëmendjes.