VIDEO/ ‘Fikni makinat’: Qytetarët solidarizohen me protestuesit, policia zgjeron rrethimin
Policia ka zgjeruar rrethimin e parlamentit si asnjëherë në histori.
Gardhi metalik është vendosur deri në Rrugën e Elbasanit, duke sjellë kaos në qarkullim.
Ndërkohë, protestuesit i kanë bërë thirrje shoferëve që të solidarizohen me ta.
Këta të fundit janë solidarizuar, ndërkohë që protestuesit kanë lejuar vetëm shoferët me urgjenca që të kalojnë.
Policia nga ana e saj ka ushtruar dhunë mbi protestuesit në rrugë.