Skandal/ Rama mobilizon narko-policinë kundër qytetarëve, zgjeron rrethimin e Kuvendit si kurrë më parë
Një numër i madh i punonjësve të policisë së shtetit, kanë rrethuar godinën e Kuvendit, për të mbrojtur deputetët dhe ministrat nga të zgjedhurit e tyre të cilët protestojnë sot në ditën e 54-t kundër keqqeverisjes së qeverisë Rama dhe korrupsionit.
Syri TV sjell me video këto pamje të shëmtuara dhe skandaloze.
E gjithë zona e parlamentit është e rrethuar me punonjës policie. Mësohet se janë angazhuar dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë, garda, forcat shqiponja, madje kanë ardhur dhe efektivë nga komisariatet e rretheve.
Çdo rrugë hyrëse që të çon tek parlamenti, është e bllokuar.
Duke nisur nga rruga e Elbasanit, te Xhamia, tek rrugët hyrëse që lidhin parlamentin me zonën e Pazarit të Ri. Pedonalja në hyrjet e saj tek Ministria e Brendshme. Një tjetër kordon ndodhet tek hotel Plaza që lidh Kuvendin.
Edhe një aks i shkurtër rrugor që zakonisht përdoret nga deputetët, që është bllokuar gjithashtu. Është bllokuar Kalaja, hyrja dhe dalja.
Çdo perimetër, nga Ura e Madhe e Lanës, Bulevardi 'Dëshmorët e Kombit' që lidh pjesën e Ministrisë së Brendshme. Pra benda këtij perimetri sigurie deri tek Bashkia e Tiranës, më pas për të vijuar deri tek në afërsi të Ushtarit të Panjohur. Gjithë ky perimetër është i bllokuar nga Garda e Republikës dhe punonjës të policisë, raporton gazetari Fatjon Gjinaj.