Protesta para Parlamentit, protestuesit heqin edhe gardhin tjetër metalik nga ana e pedonales

Vijojnë tensionet përpara parlamentit, teksa protestuesit kanë hequr edhe gardhin tjetër metalik të vendosur në anën e pedonales.

Më herët, ata larguan me forcë edhe gardhin e vendosur në anën tjetër. Ndërkohë që një tjetër gardh është vendosur te kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit, ku është pamundësuar e gjithë lëvizja e qytetarëve.

Protestuesit hodhën gjithashtu ndaj efektivëve edhe vezë dhe domate.