Kim Jong-un inspekton prodhimin e bombës me hidrogjen

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un inspektoi të shtunën institutin e prodhimit të bombës bërthamore, ku së fundi u zhvillua dhe një bombë me hidrogjen e përshtatshme për t'u ngarkuar në raketa ndërkontinentale balistike.

Në një njoftim të saj, agjencia qendrore zyrtare koreane e lajmeve (KCNA) tha se "udhëheqësi i lartë e i respektuar Kim Jong Un udhëhoqi punën për armatimin bërthamor në vend," pa dhënë hollësi të tjera.

Mediat zyrtare të Koresë së Veriut i raportojnë lajmet rreth udhëheqësit të lartë zakonisht një ditë më pas.

Raporti thotë se instituti kohët e fundit arriti të prodhonte "një bombë më të zhvilluar bërthamore" dhe Kim vëzhgoi një prej tyre me hidrogjen.

Koreja e Veriut zhvilloi në korrik provën e raketës ndërkontinentale balistike Hwasong 14, e cila solli miratimin e një rezolute të ashpër nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara./CRI