Dita e 53-të e protestës qytetare, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Rama, jepe dorëheqjen!

Ka vijuar këtë të mërkurë dita e 53-të e protestës qytetare para Kryeministrisë, ku protestuesit kanë përsëritur kërkesën e tyre për dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Pas fjalimeve të mbajtura përpara godinës së Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, duke mbajtur pankarta në duar dhe duke brohoritur vazhdimisht: "Rama, jep dorëheqjen!"

Protestuesit shprehen se do të vijojnë mobilizimin e tyre deri në plotësimin e kërkesës që mbetet e panegociueshme: largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.

Gjatë marshimit, ata kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë qytetare në protestat e ardhshme, duke theksuar se reagimi do të vazhdojë deri në arritjen e objektivit të shpallur.

Gjithashtu protestuesit kanë ndalur para Parlamentit në shenjë simbolike ku kanë vijuar thirrjet “keni frikë protestën”.

Gjithashtu kanë bërë thirrje që nesër në orën 08:30 qytetarët të organizohen para parlamentit.